Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një debat i tensionuar shpërtheu mes Gjestit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot për eliminimin e Jozit.

Situata u përshkallëzua kur Gjesti vuri në dyshim arsyen e lidhjes së saj me ish-banorin, duke e akuzuar se e kishte dashur më shumë se Loredana, e cila kishte reaguar ndryshe pas daljes së tij.

Valbona, gjatë bisedës, u përpoq të sqarojë emocionet e saj: “Unë atë person e ndieja si person të afërt, si njeri të shtëpisë dhe po ta them, është shoku i ngushtë i dy vëllezërve të mi jobiologjikë. Me kupton? Ti e di, ty të erdhi përshëndetja edhe nga familja edhe nga shoqëria. Ti e kupton se çfarë është shoqëria?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *