“Mos ma përmend partneren o qimekuq”, agravon debati mes Indritit dhe Tirit: Ik mos mu afro…

Tiri dhe Indriti kanë hyrë në një ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy janë ndër banorët më të rinj, ata kanë patur herë pas here debate me njëri-tjetrin.

Një debat të fortë kanë patur edhe sot. Edhe pse Tiri i ka thënë më herët se ai nuk ka dashur që të bëjë sherr me të, por të merret me banorët e vjetër të shtëpisë, duket se Indriti nuk mendon ashtu.

Gjatë debatit, Indriti i tha Tirit “bëj nder partneres e ik nga shtëpia, lëre të luaj”. Banori iu kundërpërgjigj duke i thënë ‘ik ti te partnerja jote’. Kjo nuk i ka pëlqyer Indritit dhe ka nisur me ofendimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *