Konflikti nisi pas dyshimeve të G Banit se Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, çka e përfshiu në debat edhe Shkëlzenin, mikun e Eglit jashtë shtëpisë.
Gjithçka agravoi kur G Bani iu afrua Shkëlzenit dhe e kërcënoi: “Hiqe dorën, mos më prek.”Përplasja verbale u bë më e ashpër kur Shkëlzeni përmendi “karma”-n dhe iu drejtua Banit: “Ju të vjetrit e keni stil që të merreni me këta të rinjtë. Këta të rinjtë ka ikur si koncept. Je edhe ti i ri tani. E sheh që ka Zot lart, të solli “Karma” të bëri banor të ri sërish.”
Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur qetësinë, situata doli jashtë kontrollit, duke bërë që banorët të ndërhyjnë për të parandaluar një konflikt më të rëndë.