Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania solli një tjetër kthesë të papritur në lojë, pasi Ola theu “Kutinë e Fuqisë së Artë”, duke shkaktuar një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e garës.
Pas incidentit të mëparshëm ku të gjitha kutitë e emergjencës që ndodheshin në shtëpi u thyen, përveç asaj të vendosur në Unazë, Vëllai i Madh vendosi të ndërmerrte masa të reja.
Ai jo vetëm që ndryshoi kutitë ekzistuese, por gjithashtu shtoi edhe tre të reja, duke i dhënë një dimension të ri lojës.
Pak para se të niste spektakli i sotëm, Ola hapi njërën prej tyre – “Kutinë e Fuqisë së Artë”, e cila përmbante një mesazh me ndikim të madh: “Ti sapo shfuqizove të gjitha penalitetet e dhëna nga Vëllai i Madh për çmimin e madh. Të gjithë rikthehen në shumën fillestare të çmimit, e cila është 100,000 euro. Ndërsa Jozi dhe Egli vazhdojnë të garojnë për 50,000 euro”.