
Ne 88.5 per qind te votave te numeruara, sipas rezultateve te fundit nga KQZ ne Kosove, Vetevendosja ka 41.14 per qind, PDK ka 21.99, LDK, 17.68 dhe AAK – Nisma, me 7.6 per qind.
Kryeministri Albin Kurti ka dalë në sheshin e Prishtinës për të takuar mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin grumbulluar për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në një fjalim para qytetarëve, Kurti theksoi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare tregojnë fitore të qartë për Vetëvendosjen.
Ai shprehu falënderimet për të gjithë votuesit që mbështetën partinë, duke e cilësuar këtë si një kurorëzim të punës njëmujorë të fushatës, katërvjeçare të qeverisjes dhe 20-vjeçarit të punës së Vetëvendosjes.
Kurti vlerësoi procesin zgjedhor, duke theksuar se ai ishte një proces i lirë dhe i ndershëm, pa incidente, dhe falënderoi mekanizmat shtetërorë, përfshirë edhe policinë, për organizimin e tij.
Ai tha se ky ishte një shembull i demokracisë, ku procesi ishte i qetë dhe transparent, dhe shpalli se kjo ishte ajo që ndodhte kur Vetëvendosje ishte në pushtet.
Në fjalimin e tij, ai shtoi se, duke pasur parasysh rezultatet preliminare, ishte e qartë se, edhe nëse PDK dhe LDK bashkoheshin, nuk do të arrinin dot të krijonin një shumicë që mund të përmbysë Vetëvendosjen. “
“Ne do ti vazhdojmë punët e mira, do të bëjmë edhe shumë të tjera, në përputhje me zotimet tona, për të gjithë qytetarët e Kosovës” tha ai.
Ai nuk i kyrseu fyerjet per opoziten.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.