Top Channel/ E paprecedentë! Kaloi murin e BB, zarf i zi për Gjestin! Çfarë do të ndodhë të shtunën

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4. Gjesti vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë. Në një situatë të pa ndodhur më parë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Këngëtarit iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë, do të marrë ndëshkimin në prime-n e së shtunës. Big Brother njoftoi se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili po ashtu monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie. “Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka thyer rregullat duke u kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda, pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në live, do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”, shkruhej në zarf. Gjesti shpjegoi se këtë vendim e mori në një situatë të vështirë, duke u shprehur se ka një ngarkesë të madhe të shkaktuar nga dy persona. “Pata një moment të vështirë. Po mbaj një ngarkesë të madhe nga dy persona brenda që s’ma kupton asnjë. E di që kam thyer rregulla. I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time. Pata një moment shumë të vështirë”. Kjo ishte deklarata e Gjesti pas leximit të zarfit, ndërsa banorët që i shkuan menjëherë pranë. Nuk dihet se cilët persona i shkaktuan ngarkesën banorit por të gjitha pyetjet e publikut, do të marrin përgjigje në spektaklin e së shtunës. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

https://app.getgrass.io/register?referralCode=kLsnhY4VKRKPFUu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *