Nishani i Eglit ishte temë diskutimi në spektaklin e mbrëmshëm Prime të BBVA.
E njëjta temë vijoi të diskutohet mes Eglit e Gjestit edhe pas përfundimit të spektaklit, teksa gjërat agravuan në ofendime.
Në një moment, Egli shpërtheu në lot pas debatit me Gjestin.
E ky i fundit më pas vazhdoi bisedën me Rozanën – i nervozuar Gjesti hodhi poshtë edhe mikrofonin.
“S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”, tha Gjesti duke bërtitur.
Duket se ai ka akoma mëdyshjet e tij, ani pse Eglin e ka quajtur “të dashurën e tij”.