Sot mbyllet Tiktoku në Shqipëri

Nga sot në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTokut për një periudhë 1-vjeçare.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar edhe zyrtarisht mbylljen e TikTok në Shqipëri nga kompanitë e internetit.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP kërkon që të bllokohet aksesi në rrjetin sociale që numëron rreth 1.5 milion përdorues në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *